Ish kreu i bashkisë së Leskovikut në hetim për shpërdorim detyre

Ish kryetari i bashkisë së Leskovikut Fatmir Guda do të procedohet penalisht në akuzën e shpërdorimit të detyrës. Burimet zyrtare të policisë së Korçës, bëjnë të ditur se hetimi ka nisur nga seksioni për krimin ekonomiko-financiar. Guda në kohën kur ka qënë kryetar i bashkisë së Leskovikut, dyshohet të ketë shitur truall në pronësi të bashkisë, duke vepruar në kundërshtim me ligjin.Policia e Korçës ka nisur procedimin penal për ish-kryetarin e Bashkisë Leskovik, shtetasin F.G 43 vjeç. Ish-qytetari i parë i këtij qyteti akuzohet për shpërdorim detyre pasi ka shitur tokat e bashkisë në kohën kur ai mbante postin e kryetarit. Policia informon: Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit F.G, 43 vjeç, banues në Leskovik. Procedimi ndaj tij filloi pasi, ky shtetas kur ka qenë me detyrë Kryetar i Bashkisë Leskovik, dyshohet të ketë shitur toka (truall) në pronësi të Bashkisë Leskovik, duke vepruar në kundërshtim me ligjin. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Pen