Mediat në Kosovë raportojnë se ish-kryeministri Isa Mustafa është dërguar në spital pas problemeve shëndetësore. Ai nuk është në gjendje të lëvizë.

Express shkruan se mjekët dyshojnë se Kryetari i LDK’së është prekur nga sindoroma “Guillain-Barré syndrome”. Trajtimi i kësaj sëmundjeje, për njerëzit që nuk kanë aktivitet të fortë fizik, apo për ata të cilët janë më në moshë, është shumë i vështirë. Ish-Kryeministri Isa Mustafa ka një javë që ndodhet në spital. Pak informacion është dhënë nga partia e tij, Lidhja Demokratike e Kosovës.