Është zhvilluar seanca dëgjimore pas dy seancave të shtyra e Vettingut për ish kryetaren e gjykatës së lartë Shpresa Beçaj. Kjo seancë u shty më 3 korrik pasi Beçaj nuk kishte dorëzuar deklaratën e pasurisë pranë ILDKPI-së si dhe nuk ka depozituar as deklaratën e pastërtisë së figurës dhe as të të vlerësimit profesional duke mos përmbushur kështu detyrimin ligjor për të dalë para vetingut.

Mosparaqitja e deklaratave, tha Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkakton humbjen e cilësisë së subjektit të rivlerësimit dhe sjell pamundësinë e këtij institucioni për të vijuar hetimet në kuadër të vetingut.Por për vetë gjyqtaren Beçaj dhe avokatin e saj, në kohën kur u kërkua plotësimi i deklarimeve, ajo nuk ka ushtruar profesionin e gjyqtares por

avokates dhe për këtë hodhi akuza ndaj KLD se e la atë jashtë sistemit pasi sipas saj ishte një gjyqtare e pavarur. Gjyqtarja Beçaj shtoi se ajo është e gatshme për t’u kontrolluar në çdo rast.

Shpresa Beçaj ka qenë gjyqtare në Gjykatën e Lartë në vitet 2004-2013 dhe kryetare e Gjykatës së Lartë në vitet 2008-2013. Ndërsa gjyqtare e Apelit Tiranë është caktuar muajt e fundit. Në 1987 Beçja ka qenë gjyqtare në qytetin e Gramshit, ndërsa në 1990 u emërua gjyqtare në Tiranë. Ajo ka një karrierë prej 33 vitesh si gjyqtare dhe tashmë rrezikon përjashtimin nga sistemi i drejtësisë.

Artikulli paraprakNJË VIT NGA ZGJEDHJET NJËPARTIAKE NË SHQIPËRI!
Artikulli tjetër“QEVERIA TË HEQË DORË NGA PROVOKIMET”, OPOZITA: U PËRMBYLL KODIFIKIMI I DAKORDËSISË SË 5 QERSHORIT PËR ‘ZGJEDHOREN’, TË MIRATOHET PA VONESË DRAFTI