
Shumica prej tyre, për herë të fundit janë takuar verën e vitit 1963, kur mbyllen maturën shtetërore në shkollën e mesme ish pedagogjike. Ish-maturantët, profesionistë të dalë në pension në fusha të ndryshme, janë takuar pas 60 vitesh për të përjetuar edhe një herë emocionet e viteve shkollore. Muhamet Shala, profesori I nderuar, njëkohësh organizator I këtij takimit vlerëson të gjithë ish-maturantët që iu përgjigjën ftesës së tij.
Mes emocionesh, ish- maturantët tregojnë nëse kanë mundur të ruajnë kontakt me njëri – tjetrin.Ndrec Dodaj, mësues në profesion tregon se si ka ndryshuar sistemi arsimor.
Takimi u zhvillua në shkollën e mesme “28 nëntori” ndërsa ish- maturantët dhanë fjalën se do të takohen sërish pas disa kohësh.
https://youtu.be/tkai-CXDwt0


