Alsid Tafili, një nga emrat që ka kontribuar me sukses për shumë sezone me Vllazninë, është i mendimit se kuqeblutë po çalojnë në lojë dhe se në shumë raste i ka ndihmuar fati. Ish-mesfushori, në një intervistë për “Star Plus”, analizoi në detaje ndeshjen e fundit të kuqebluve kundër Elbasanit në Kupë, ku theksoi se Vllazninë e ndihmoi fati për mënyrën sesi shkuan ngjarjet.

Tafili thotë se Vllaznia duhet të tentojë të dy trofetë këtë sezon, duke pasur parasysh se skuadra i ka mundësitë dhe grupin për ta bërë diçka të tillë.

Të shtunën, Vllaznia do të luajë kundër Laçit në transfertë dhe synimi i kuqebluve do të jetë patjetër fitorja në këtë ndeshje.

Artikulli paraprakSTUDENTËT HAPIN EKSPOZITËN “SHPIRT”
Artikulli tjetërMETA QËNDRON NË BURG, GJYKATA E LARTË LË NË FUQI VENDIMIN E APELIT TË GJKKO-SË