Një 48-vjeçar nga Mirdita ka mbetur i plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një pritë. Ngjarja ka ndodhur në Delvinë dhe plagosja mësohet se ka lidhje me hakmarrjen në lidhje me një vrasje të ndodhur në vitin 2015.

Gjithçka ka ndodhur në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Kopaçez, ndersa i plagosur ka mbetur mirditori. Martin Doda, i cili po përgatitej të shpërngulej nga ky fshat bashkë me familjen e tij.

Burime të policisë bëjnë me dije se autori i plagosjes është 73-vjeçari Kadri Nora, ish-mësues i cili i kishte zënë pritë 48-vjeçarit duke lëshuar 30 plumba kallashnikovi në drejtim te tij.

Por fatmirësisht Doda është plagosur me vetëm 1 plumb në këmbë.
Doda u transportua në Tiranë dhe është jashte rrezikut për jetën. Pas kësaj ngjarje Kadri Nora është vetëdorëzuar në polici, duke çuar tek blutë e Sarandës edhe armën e krimit, tip kallashnikov.

Forca të policisë kanë bërë edhe këqyrjen e furgonit të të plagosurit, që kishte mbetur i braktisur në fshatin Metoq të Sarandës, në rrethana ende te paqarta.

Autorit dhe i plagosuri kanë pasur vazhdimisht konflikte, pas vrasjes se djalit të Kadri Norës, një krim që ngeli i pazbardhur.

35-vjeçari Enkeled Nora, që punonte si bari, u gjet i plagosur në këmbë me pistoletë në 8 shtator të 2015, në vendin e quajtur Pigadhë të fshatit Kopaçëz. Ai u transportua rreth 1 kilometër drejt një stani ku iu dha ndihma e parë, por nuk i mbijetoi plagëve të marra e ndërroi jete.

Policia deklaroi atëherë se nuk gjeti as gëzhoja dhe as armë zjarri në vendngjarje e krimi ngeli i pazbardhur, ndërsa nuk u saktësua kurrë nëse bëhej fjalë për një vrasje apo vetëvrasje. Ngjarja u dyshua se vinte për shkak të konfliktit për parcelat me kanabis, te cilat lulëzonin në atë kohë në vendin e njohur si Pigadhe, ku edhe u gjet i plagosur Enkeled Nora.

Babai i viktimës, Kadri Nora vazhdimisht akuzonte për krimin Martin Doden, i cili kishte mbërritur në fshatin Kopaçëz prej disa vitesh e ku punonte edhe ai si bari, në të njëjtën zonë.

Nora, ish-mësues në fshatin Kopaçëz, kishte mësuar faktin se Martin Doda po synonte të largohej bashke me familjen nga ky fshat e në këto kushte, ka vendosur të bëjë vetëgjyqësi për vrasjen e të birit.

Furgoni i Martin Dodës ishte i ngarkuar me teshat dhe plaçkat e familjes që mesa duket kishin në plan të riktheheshin në Mirditë.

Artikulli paraprakRESORTI “GOLDEN RRETHOHET NGA POLICIA ,SKENË KRIMI
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA NË MOSHËN 126-VJEÇARE GRUAJA MË E VJETËR NË BOTË