Ish-Ministrat e Berishës dhe Ministri Gjiknuri “amnistohen” për ÇEZ

Gjykata e Lartë ka rrëzuar padinë e Ministrisë së Industrisë dhe Energjitikës që kërkonte vijimin e hetimeve të Prokurorisë për “shpërdorim detyre” për ish-Ministrat e qeverisë Berisha që privatizuan ÇEZ. Hetimet ishin pushuar nga organi i akuzës me argumentin se nuk ka elemente të veprës penale dhe ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë. Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të hënë padinë e Ministrisë së Energjitikës dhe Industrisë kundër Prokurorisë së Përgjithshme. MEI kishte ankimuar vendimin e organit qëndror të akuzës për pushimin e hetimeve, ndaj disa ish-zyrtarëve të lartë për shkelje në privatizimin e ÇEZ. Konkretisht, Ministria e Industrisë dhe Energjitikës kërkonte që Prokuroria e Përgjithshme të hetonte dy ish-Ministrat Ruli e Bode, zëvendësit e tyre Enno Bozdo, Florion Mima dhe Neritan Aliballi, si dhe këshilltaren e ish-kryeministrit Berisha, Suzana Guxholli. Nga ana e saj Prokuroria e kishte pushuar këtë hetim me argumentin se nuk ka elementë te veprës penale. Të njëjtin qëndrim Gjykata e Lartë mbajti edhe për kallzimin që KLSH kishte bërë ndaj Ministrit Damian Gjiknuri dhe avokates së shtetit Alma Hiçka, të cilët u kallzuan për “shpërdorim detyre” nga KLSH për zgjidhjen me marrëveshje të kontratës së privatizimit të ÇEZ me kompaninë çeke, duke i shkaktuar shtetit një dëm të konsiderueshëm.

Artikulli paraprakTE KRISHTERET NEN GENOCID.ISIS PERNDOQI DHE VRAU KOMUNITETIN KRISTIAN NE MOSUL
Artikulli tjetërKAPEN 507 KG KAFE KONTRABANDE NGA MAQEDONIA,LARGOHET PRONARI