Në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit prej muajsh vijon hetimi për koncesionin e sterilizimi. Sot është paraqitur në SPAK për tu pyetur ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

10 ditë më parë ishte ish-zëvendësministri Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj që dëshmoi për të dytën herë.

Kujtojmë se Beqaj është si person i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up.