Ish nxënës si dhe një grup studentësh të punës sociale suprizuan sot drejtoreshën e gjimnazit “Oso Kuka” Teuta Çoku me një vizitë ndërsa i dhuruan edhe një buqetë me lule në kuadër të 7 marsit. Çoku u shpreh se mirënjohja që sot merr nga këto të rinj është një dëshmi e realizimit të misionit të saj si mësuese.

Të rinjtë falenderuan mësuesit për përkushtimin dhe kontributin që kanë dhënë ndër vite në arsimimin e tyre.

Në kuadër të festës së 7 marsit, gjimnazi “Oso Kuka” ka organizuar sot një aktivitet artistiko kulturor ku morën pjesë nxënës dhe mësues të kësaj shkolle.

Artikulli paraprakMUZEU “OSO KUKA” AKTIVITET ME MËSUESIT NË PENSION
Artikulli tjetërINVESTIMI NË SHKOLLËN “NDRE MJEDA” DHE “KOLE IDROMENO”