Prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani i është rikthyer çështjes së dëmshpërblimeve për banorët e përmbytur në vitet 2010-2011.

Prefekti Radovani akuzoi jo vetëm qeverinë e kaluar për mosdhënien e parave por edhe kryetaren e bashkisë Voltana Ademi, në atë kohë kur ishte prefekte për shpërndarjen e zarfave me para në ato zona deri në 23 qershor 2013, ditën e zgjedhjeve. Prefekti shtoi se po tenton të bind qeverinë që të miratojë dëmet për shtëpitë dhe bizneset ndërsa thotë se ka arritur të zbulojë një projekt-vendim të ish zëvendës ministrit Avenir Peka për dëmshpërblimet e përmbytjeve, gjë të cilën qeveria e Berishës ku bënte pjesë nuk e ka aprovuar. Këto deklarata të prefektit Radovani erdhën vetëm një ditë përpara një tjetër proteste që do zhvillojnë banorët e përmbytur si dhe si një përgjigje pas reagimeve të shumë eksponentëve të PD.

Artikulli paraprakVOLTANA ADEMI, INSPEKTON KANALIN E ÇASIT
Artikulli tjetërPS, BUSHATI: PO NDJEKIM MBIFATURIMET E OSHEE