Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot mbush 53-vjeç, por në ndryshim nga e kaluara, ai nuk mundet që këtë ditëlindje ta festojë krah familjes apo miqtë, pasi ndodhet në paraburgim në Hagë.

I vetmi mik që do të këtë mundësi t’a urojë për këtë ditë të veçantë nga afër, do të jetë ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, i cili po mbahet bashkë me të në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Thaçi ndodhet në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit të kaluar. Ndaj tij, por edhe 3 ish-drejtuesve të tjerë të UÇK-së, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi rëndojnë akuzat për veprat penale të ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe

vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer mes marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.