Dënohet me 22 muaj burg për korrupsion një ish-politikan i lartë malazez. Vendimi i gjykatës u mor pasi, ish-zyrtari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Svetozar Maroviç, ra dakord me prokurorët për pranimin e akuzave.

Maroviç, i cili ishte president i Malit të Zi si edhe i versionit të fundit të ish-Jugosllavisë (Mali i Zi dhe Serbia) do të kalojë 1 vit e 10 muaj në burg, do të paguajë 50 mijë euro gjobë si edhe do të kthejë shumën 1,1 milionë euro që ai i përfitoi nëpërmjet marrëveshjeve ilegale të ndërtimit përgjatë bregdetit Adriatik të vendit më të vogël ballkanik. “Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes mbi fajësinë, gjykata jo më vonë se tre ditë do të sjellë vendimin me të cilin i akuzuari shpallet fajtor në përputhje me marrëveshjen e miratuar”, thuhet në faqen e zyrtare të Gjykatës së Lartë. Pavarësisht korrupsionit të përhapur gjerësisht, dënimi i Maroviçit, 62 vjeç, përbën një ngjarje të rrallë në ish-Jugosllavi. Edhe ish-Kryeministri kroat, Ivo Sanader, u dënua me 10 vite burg për korrupsion, por u lirua pasi po rigjykohet.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSTUHIA NË SHKODËR, RRËZOHEN DY PEMË
Artikulli tjetërSI PUNON NJË LOGOPED ME FËMIJËT