Dy jetët e humbura, ajo e nënkomisar Simon Gjetaj dhe e Ruzhdi Aishtës mund të ishin evituar. Kështu shprehet ish-shefi i FNSH Hivzvi Bushati i cili aksionin për ekzekutimin e 52 vjeçarit në fshatin Obot i Ri e quan të pastudiuar dhe të pamenduar mirë.Dhënia e urdhërit po ashtu sipas ish kreut të FNSH për ekzekutimin e Ruzhdi Aishtës nuk ka qenë e nevojshme dhe jo normale.

I pyetur se si do të kishte vepruar ai vetë në një rast të tillë Bushati tregon se do kishte përdorur krejtësisht një mënyrë tjetër.Tashmë ka nisur një hetim nga prokuroria e krimeve të rënda për të gjithë aksionin që çoi deri në ekzekutimin e 52-vjeçarit Ruzhdi Aishta i cili i mori jetën nënkomisar Simon Gjetaj dhe plagosi 21 vjeçarin Besar Sherbela.

Artikulli paraprakMJEKU PSIKIATËR PREÇI: POLICIA NUK NA PYETI PËR AISHTËN
Artikulli tjetërDIGJET GODINA E KOMUNËS VIG MNELË