Pas më shumë se tre dekadash nga ndryshimet e sistemit politik në vend, ish-të përndjekurit politikë vijojnë të mbeten një nga grupet që, sipas tyre, nuk kanë marrë ende vëmendjen dhe trajtimin e duhur institucional. Mes tyre ngrihen sërish zëra pakënaqësie për moszbatimin e plotë të dëmshpërblimeve të parashikuara që në fillimet e tranzicionit.

Kështu deklaron Filip Guraziu, nënkryetari i Shoqata Kombëtare e të Përndjekurve Politikë.

Guraziu thotë se klasa politike nuk i përfaqëson ashtu si duhet. Sipas tij, edhe pse kanë kaluar 35 vite, mijëra ish-të përndjekur ende nuk kanë përfituar dëmshpërblimet e premtuara, duke e konsideruar këtë një padrejtësi të mbetur pezull ndër vite.

Artikulli paraprakRAME LAHAJ NDEZ SHIROKËN ME NJË MBRËMJE MAGJIKE
Artikulli tjetërTRUPI DIPLOMATIK VIZITE NË LEZHË