Është shtyrë sërish edhe me dy muaj afati i dorëzimit të dokumenteve në Ministrinë e Financës për trashegimtarët e ish-të përndjekurve politik që nuk kanë marrë këstin e tretë të dëmshpërblimit. Kryetari i shoqatës të ish-të përndjekurve politik në Shkodër, Zenel Drangu thekson se ky proces është shtyre sërish për shkak se ka mungesë të dokumenteve.

Sipas kryetarit Drangu kjo do të jetë hera e fundit që ky proces do të shtyhet.

Kryetari Drangu i bën thirrje të gjithë qytetarëve që janë përfitues të kësaj skeme të bëjnë kujdes në përgatitjen e dokumenteve që të mos shfaqen sërish problem.

Në fund të këtij procesi përfitues do të jenë të gjithë ata që do të kene dorezuar të gjitha dokumentet e nevojshme ndërkohë që pjesa tjetër që do të këtë mangësi në dokumente do të skualifikohen nga ky proces dhe nuk do të kenë të drejtë për të përfituar deshshperblimin për 2-3 vite.

Artikulli paraprakRAMA, ULTIMATUM POLICISË: 100 DITË KOHË PËR TË RIVËNË TË GJITHË TRUPËN NË ANGAZHIM MAKSIMAL! S’MUND TË KETË KOMISARË QË LUAJNË ME 2 PORTA
Artikulli tjetër“GJYSËMFINALJA”, ARRESTOHEN 5 PERSONA NË SHKODËR