Shoqata e ish të përndjekurve politik është kundër partisë të Bilal Kolës “Aleanca Popullore për Drejtësi” që pretendon se ka mbështetjen e ish të përndjekurve.

Një gjë të tillë e thotë nga Shkodra Nebil Çika, kryetari i ri i shoqatës së ish të përndjekurve për të gjithë Shqipërinë. Çika ka një ftesë publike për kreun e partisë “Aleanca Popullore për Drejtësi” Bilal Kola. Deklaratat kreu i ri i ish të përndjekurve Nebil Çika i bëri gjatë takimit në Shkodër me shoqatën e ish të përndjekurve politik.