17 Nëntori, ish-të përndjekurit në protestë: Të dënohen kriminelet

Ish-të përndjekurit politikë kanë zgjedhur qëllimisht festën zyrtare të Çlirimit të Tiranës për të protestuar në emër të kategorisë përkatëse. Për rreth një orë ata u bashkuan në një protestë përpara Institutit të të Përndjekurve, për të kërkuar dënimin në gjykatë të të gjithë kriminelëve, për të vënë në vend drejttësinë, sipas tyre, e mohuar për dhjetëra vite me radhë. Besim Ndregjoni, kreu i Unionit Mbarëkombëtar të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë kërkoi nga Parlamenti që të kërkojë falje për krimet barbare të kryera nga diktatorët komunistë. Ndregjoni tha se, ish-të përndjekurit politikë sot ndihen të turpëruar e të mënjanuar nga politika shqiptare, por për të goditja më e madhe është rishkrimi i historisë së Shqipërisë dhe për këtë historianët duhet të japin shpjegime. Ish-të përndjekurit kërkuan në këtë 17 Nëntor që të verifikohen të vërtetat, një mision ky i papërmbushur i demokracisë.

Artikulli paraprakPOLICIA E KOSOVES:NE ZBULUAM PLANET PER SULMET TERRORISTE
Artikulli tjetërPLAGOSET DUKE MBLEDHUR BIME MJEKESORE,ME HELIKOPTER DREJT TIRANES