Në muajin nëntorë do të nisë shpërndraja e këstit të tretë të dëmshpërblimit për të gjithë trashigimtarët e ish të përndjekurve politik. Ministria e Finacës ka publikur së fundmi listën me 6300 përfituesve të cilëve do t’u shpërndahet fondi prej 10 milion dollarë duke filluar që nga muaji nëntorë. Zenel Dragu kryetar i shoqatës të ish të përndjekurve politik dega Shkodër shprehet i lumtur që pritjes së gjatë i erdhi fundi.
Perfituesi të cilët do të plotësojnë dokumentet do të kenë të drejtë të marrin edhe shpërblimin e të gjithë personave të cilët nuk kanë zbatuar afatin e përcaktuar për dorëzimin e dokumenteve thuhet në vendimin e ri të Ministrisë së Financës.
Kryetari Drangu i bën thirrje të gjithë personave që janë përfitues të ndjekin me përpikmëri hapat e kërkuara nga Ministria e Financës.
Prej fillimit të këtij viti janë shqyrtuar rreth 10,000 dosje ku shumë prej tyre kanë pasur mungesë të një pjese të dokumentacioneve.