
Inspektoria shtetëror i mbrotjes së pyjëve në bashkëpunim me policinë e shtetit dhe Drejtorine Pyjeve ne BAshkinë e Shkodrës kanë nisur kontrollet edhe gjatë natës në pikat me problematike për të luftuar kontrabandën e drurëve.
Inspektoria i mbrotjes së pyjëve, në zbatim edhe të urdhrit të ministrit të mjedisit për luftë ndaj prerjes së paligjshme të pyjeve ka ngritur kontrollet në postribë, në një nga pikat kryesore ku ka edhe të dhena se kryhet kontrabanda e drurëve.
Sipas drejtorit të këtij institucioni, aksionet nuk do të ndalen, gjatë gjithë muajit nëntor i cili cilësohet si edhe nje nga periudhat kur kundravajtësit ligjor, synojnë transportin e lëndëve drusore nga zonat malore në drejtim të pikave të tregtimit. Zonat me te prekura nga prerja e pyjeve janë zona e Shllakut, e Dukagjinit dhe Malësisë së Madhe nderkohe qe ndaj kundravajtësve ligjore janë vendosur gjoba dhe sanksione nga ky inspektoriat në bashkëpunim me Krimin ekonomik në Policinë e Shkodrës.






