Një e moshuar e cila ishte denoncuar e larguar nga djali i saj është gjetur fatkeqësisht e pajetë nga policia e Lezhës.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 20:25, në Ishull Shëngjin, në kanalin e Hidrovorit, është gjetur pa shenja jete shtetasja L.R. 73 vjeçe, banuese në Ishull Shëngjin. Trupi i saj është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Lezhë për ekzaminime të mëtejshme mjeko ligjore, ku nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Për këtë shtetase, ditën e sotme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi D.C. ( djali i saj) për të bërë kallzim për largimin nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.

Grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakSUPER LAJM NGA SHKENCA, I SËMURË QË NGA VITET ’80, SHËROHET PACIENTI I KATËRT ME HIV
Artikulli tjetër“FONDI SHQIPTARO-AMERIKAN TË HEQË DORË NGA KONCESIONI I BUTRINTIT!”, BERISHA: ÇDO GJË ËSHTË NË 100 PËRQIND KONFLIKT INTERESI, AVOKATJA QË PËRGATITI KONTRATËN…