I shpallur në kërkim për “Plagosje e lehtë me dashje”, i dënuar nga Gjykata me 6 muaj burg, ndalohet një shtetas.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, në vijim të punës së tyre për kapjen e personave të shpallur në kërkim, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale, më datë 28.01.2017, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit : -Aleks Nikolli, 34 vjeç, banues në Vau Dejës Ndalimi i tij u bë pasi : Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, më datë 14.09.2016 e ka shpallur në kërkim me vendim nga Gjykata e Shkodrës e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 89 e 25 të Kodit Penal. Gjatë 24 orëve të fundit në Qarkun Shkodër dorëzohen gjithësej 7 armë zjarri, 2520 fishekë dhe konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Shkodër, 3 armë zjarri dhe 120 fishekë Në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, 2 automatikë, 1 mitroloz i lehtë dhe 200 fishekë Në Komisariatin e Policisë Vau Dejës, 1 armë zjarri dhe 2200 fishekë

Artikulli paraprakZJARR NË MATERNITETIN E DURRËSIT, SHKRUMBOHEN PAISJET
Artikulli tjetërDEKLARATAT PËR POLICINË E SHTETIT, RAMA: INSTITUCIONI MË I BESUAR