Policia e shtetit njofton se ka sekuestruar një pasuri prej 2 milionë euro. Personi të cilit i janë sukustruar eshte shtetasi Saimir Tusha nga Durrësi. Janë sekuestruar 2 milionë euro pasuri. Tusha ka qenë i dënuar me parë për trafik droge

Policia e Durrësit informon se 46 vjeçari banues në Durrës, i dënuar më parë me 12 vite burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Policia e Durresit ka ekzekutuar vendimin penal të Gjykates se Durresit. Janë sekuestruar: • 25 000 m2 tokë arë; • 10 100 m2 pemëtore; • 9 njësi tregtare, ambiente të përshtatura për biznese me sipërfaqe totale 580 m2; • 22 apartamente me sipërfaqe totale 1780 m2.

Sipas njoftimit të unifromave blu, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës goditën rastin e pastrimit të produkteve të veprës penale.

Artikulli paraprakSHQIPTARI THERET ME THIKË NË FIRENCE,RËNDË NË SPITAL
Artikulli tjetërGRABITEN 2 MLN LEKË NGA PIKA E KËMBIMIT VALUTOR