Kishte marrë diplomën në Shqipëri, në të njëjtin universitet që u bë i famshëm për rastin e djalit të Umberto Bossit, por titulli nuk i ishte njohur asnjëherë në Itali.

Në fakt, sipas kronikave lokale, kërkesën për njohje e kishte paraqitur, por ministria ia kishte mohuar, duke dërguar edhe një ekip kontrolli, i cili zbuloi që ai ndërkohë e ushtronte profesionin. Në këtë mënyrë, mbajtësi i diplomës shqiptare, i laureuari për dentist, u denoncua për ushtrim abuziv të profesionit.

Tani gjykata e Fanos e ka dënuar me dy muaj burg me kusht e bashkë me të edhe drejtorin sanitar të qendrës ku punonte, për kryerjen e të njëjtës shkelje.