I ftuar në Berat, në natën e dytë të Festës së Miqësisë, këngëtari Aleksandër Gjoka është ndjerë keq në skenë. Ai ka qenë duke kënduar dhe në një moment ka pasur probleme me tensionin dhe është ndjerë keq.

Menjëherë në Pedonalen ku edhe ishte improvizuar skena e kësaj feste ka mbërritur ambulanca dhe e ka dërguar këngëtarin Gjoka në spital. Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije se, këngëtari Aleksandër Gjoka ka pasur tension të lartë dhe pasi ka marrë mjekim gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Aleksandër Gjoka ka qenë i ftuar për të kënduar mbrëmjen e sotme në Pedonalen e Beratit, së bashku me Redon Makashin dhe Elton Dedën.

Artikulli paraprakJETONTE VETËM, 55-VJEÇARI GJENDET I PAJETË NË BANESËN E TIJ NË LEZHË. FQINJËT DHANË ALARMIN NË POLICI PASI…
Artikulli tjetërARRESTIMI I 2 MJEKËVE ME AKUZËN SE I MORËN RYSHFET TË PLAGOSURIT NË MASAKRËN E VELIPOJËS, MJEKËT NË DITËN E DYTË TË PROTESTËS