Ishte duke punuar në kantier ndërtimi në Maltë, 46-vjeçari shqiptar bie nga skela, transportohet në spital

Një 46-vjeçar shqiptar ka pësuar dëmtime të rënda pasi ka rënë nga skelat gjatë kohës që po punonte në një kantier ndërtimi.

Ngjarja ka ndodhur në Triq FC Bourlemaque, Birżebbuġa në Maltë. Sipas policisë, 46-vjeçari shqiptar është me banim në Marsascala

Një ekip mjekësor i ka kryer ndihmën e parë të dëmtuarit dhe ai është dërguar në spitalin Mater Dei me lëndime të rënda.

Ndërkohë policia o kryen hetime për të zbardhur më tej ngjarjen.

(BalkanWeb)

Artikulli paraprakNDAHET NGA JETA NË MOSHËN 88-VJEÇARE GANIMET VENDRESHA, SOLISTJA E PARË E TRUPËS SË BALETIT SHQIPTAR
Artikulli tjetërURAGANI IAN ‘PUSHTON’ FLORIDËN, 2 MILIONË QYTETARË PA ENERGJI ELEKTRIKE! GJENDJE E JASHTËZAKONSHME BRENDA VENDIT