Një 24 vjeçar i cili kishte temperaturë dhe dyshohet se mund të ketë COVID është hedhur nga kati i 3 i laboratorit të spitalit të Elbasanit.

24 vjeçari është transportuar menjeherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Ky nuk është rasti i parë që përsona të infektuar me COVID hidhen nga dritaret e spitaleve për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Një 52-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i spitalit Shefqet Ndroqi (COVID 2) në 1 nëntor 2020 e për pasojë ka ndërruar jetë. Edhe 3 raste të tjera janë shënuar më parë në këtë spital.

Kujtojmë që një 65-vjeçar nga Klosi dhe një 29-vjeçar në muajt gusht-shtator kanë ndërruar jetë pasi janë hedhur nga dritaret e këtij spitali. Gjendja e rëndë shëndetësore e tyre si pasojë e COVID por edhe gjendja psikologjike ka bërë që këta persona të ndërmarrin këto akte ekstreme.