Një 23-vjeçare nga Gjirokastra, e cila ishte për pushime në Greqi, pas kthimit në Gjirokastër ka pasur simptoma të lehta të Covid-19.

Raportohet se e reja ka kryer testin, prej ku ka rezultuar pozitiv me Covic-19 me variantin Delta.

Burime nga Shërbimi Epidemiologjik bëjnë me dije se 23-vjeçarja nuk ishte vaksinuar, pasi ndodhej me studime në Norvegji, ndërsa familjarët e saj, të cilët kishin kryer të dyja dozat e vaksinës, kanë rezultuar negativë. E reja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po ndiqet nga specialistët.

Artikulli paraprakVIDEO/ “TË PASHPRESË DREJT VDEKJES”, BANDA E PROFESORIT PO E HUMB LUFTËN, PUBLIKOHET TRAILERI I “LA CASA DE PAPEL 5”
Artikulli tjetër60 MILIONË RASTE COVID-19 QË NGA FILLIMI I PANDEMISË NË EVROPË