
Gjatë patrullimit në zonën e plazhit në Velipojë, strukturat e Policisë Bashkiake konstatuan një vajzë të mitur që ishte ndarë nga familja e saj. Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe mbështetjes së oficerëve në terren, vajza brenda pak minutash u bashkua sërish me familjen.







