As identiteti i tij i ndryshuar nuk i ka bërë punë shqiptarit të moshës 28 vjeçare për t`i ikur radarëve të hetuese ndërkombëtarë. Kur ai po provonte që së bashku me një shoqërues të tij të transportonte nga Franca në Itali një veturë, zyrtarët e policisë i ranë në gjurmë, shkruan pnp-de.

Ata e zbuluan gjatë një kontrollimi të bërë në autostradën A8 të Gjermanisë, transmeton albinfo.ch. Atë ishte duke e kërkuar policia italiane me fletarrest ndërkombëtar që nga viti 2016. Veprat penale që i ngarkohen kanë ndodhur në vitin 2010, kur ai kishte bërë plaçkitjen me thyerje të një numri të shtëpive në Itali. Gjatë këtyre sulmeve ai vidhte në radhë të parë stoli dhe gjësende të tjera me vlerë. Përfundimisht të martën policia ka krahasuar shenjat e tij të gishtërinjve me ato të fletarrestit të lëshuar nga Italia.

Pas arrestimit, autoritetet gjermane pritet të vendosin për ekstradimin e tij në Itali. “Sherrin” personit në fjalë ja ka parë edhe shoqëruesi i tij, përcjell albinfo.ch. Duke qenë se ai po ashtu kishte kryer delikte në Itali dhe ndaj tij ishte marrë një masë ndalimi për hyrje në Zonën e Shengenit, ai hetohet për udhëtim ilegal në këtë zonë. Për këtë arsye ai është dënuar me kthim të menjëhershëm në Shqipëri.

Artikulli paraprakTUTORE PROSTITUTASH NË ITALI,VAJZA SHQIPTARE BEHET KENGETARE
Artikulli tjetërGJENDET NJË KALLASHNIKOV NË KAZANIN E PLEHRAVE