Siri, ISIS bombardime me avion, 8 të vdekur, 2 prej tyre fëmijë

Të paktën 8 civilë janë vrarë sot në Siri për shkak të një bombardimi me avion të koalicionit internacional të udhëhequr nga SHBA kundër ISIS, në provincën Raqqa. Lajmi është bërë i ditur nga Observatori për të drejtat e njeriut, duke theksuar se mes viktimave ishin edhe dy minorenë. Sipas të dhënave të OJQ-ve, të paktën 472 civil janë vrarë në muajin e fundit në të gjithë vendin. Ndërsa numri i të vdekurve nga bombardimet nga shtatori i vitit 2014 ka shkuar në 8.798.

Artikulli paraprakAKSIDENTOHET 13 VJEÇARJA NË KËNDIN E LOJËRAVE, NISET ME HELIKOPTER DREJT TIRANËS
Artikulli tjetërGJYKATA ITALIANE DËNON ME 6 VJET BURG SHQIPTARIN.DHUNOI DHE GRABITI NJË PRIFT NË VITIN 2016