“DAILY MAIL” MILITANTËT E ISIS KANË NË ZOTËRIM NJË SASI TË MADHE URANIUMI.Militantët e Shtetit Islamik të ISIS kanë në posedimin e tyre, një nga armët më të rrezikshme të shpikura ndonjëherë nga njeriu, “Bombën e Pistë”.

Lajmi bëhet i ditur nga prestigjiozja britanike “Daily Mail” sipas së cilës, pavarësisht se kjo nuk mund të vërtetohet deri më tani, por është fakt se nga hapësirat e Universitetit të Mosulit në Irak, që momentalisht është nën kontrollin e ISIS, janë zhdukur 40 kilogramë uranium. Dhe kjo sipas Daily Mail, ka shërbyer që militantët, uraniumin e vjedhur ta vënë në përdorim për të krijuar bombën e pistë. Kjo pasi edhe në rrjetet sociale, janë vetë militantët e ISIS që janë mburrur me këtë fakt, duke u shprehur të entuziazmuar për kaosin që lëshimi i kësaj bombe mund të shkaktojë.   Në mesin e radikalëve është edhe pirotekniku që njihet si Muslim al-Britani, i cili rrjetet sociale ka shkruar: “Po, Shteti Islamik e ka ‘bombën e pistë’ nga materiali radioaktiv në Universitetin e Mosulit”. Ndërsa në profilin e tij rrjetin e tij social Tëitter ai ka thënë se do të shkatërrojnë Londrën, por Tëitter ia bllokoi profilin.Nga ana e tij, ambasadori irakian në OKB, Mohamed Ali Alhakim , kishte paralajmëruar Sekretarin e Përgjithshëm Ban Ki-Moon, për posedimin e kësaj arme nga ana e radikalëve ekstremistë.“Bomba e Pistë”, është një armë nukleare shpërthyese që përmban shtesa radioaktive, qëllimi i së cilës është të shpërndajë rrezatim dhe të infektojë një zonë të madhe.Lufta ndaj Shtetit Islamik ISIS vazhdon nga ana e koalicionit ndërkombëtar të kryesuar nga SHBA, ndërsa kjo organizatë terroriste, po kthehet gjithnjë e më tepër në një kërcënim serioz për botën. 

Artikulli paraprakPAPA: ISLAMI NUK PËRFAQËSON TERRORIZMIN
Artikulli tjetërSERIA A, ROMA MUND 4-2 INTERIN