“Me gishta në këmbëzat e armëve, po vijmë në Romë” MESAZHI PËR ROMËN. “Me gishta në këmbëzat e armëve, po vijmë në Romë”

, ky është kërcënimi i fundit propagandistik i ISIS-it drejtuar Italisë nëpërmjet një postimi në Tëitter. Dhe më pas dy foto, njëra na sjell një luftëtar të armatosur, përpara një deti që vëzhgon Koloseun. Mbi monument valëzon flamuri zi simbolik i tyre. Dhe një citim i ISIS : “nga Libia po vjen në Romë”. Në foton e dytë është dizajnuar gazsjellësi ‘Greenstream’ që vjen nga Libia në Siçili. Kjo është një nga linjat kryesore që furnizon me energji Italinë. “Dallgët akoma na ndajnë, por ky është një det i vogël, është një premtim për Profetin tonë,” kërcënon komunikata e ISIS. “Bëni kujdes, çdo lëvizje e gabuar do t’ju kushtojë shumë” që ndoshta i referohet rolit që kërkon Italia të luajë në stabilizimin e Libisë. “Çdo lëvizje e gabuar do të djegë të gjithë Mesdheun”. Adresa e xhihadistëve që publikoi fotot dhe komunikatën hyri në ‘listën e zezë’ të grupit të hakerave Anonymous. Ky grup që nga tragjedia në rrugët e Parisit dhe sulmit ndaj Charlie Hebdo, lançoi një program për mbylljen e adresave online të Shtetit Islamik. Qindra rrjete sociale të mbyllura, dhe po ashtu dhjetra sajte apo adresa e-mail-esh. Është hera e parë që në propagandën xhihadiste, flamuri i zi po ngrihet mbi Koloseun dhe jo mbi Vatikanin, targetin kryesor të ISIS. Nga kërcënimet e zëdhënësit të ISIS, shtatorin e kaluar, propaganda e Shtetit Islamik flet konkretisht për Qytetin e Përjetshëm, me zemrën e Europës së Krishterë dhe Vatikanin si shtëpinë e saj.