Disa ditë pas vrasjes së udhëheqësit të ISIS Abu Bakr al Bagadi, “i vdekur si qen” siç tha Donald Trump dhe disa orë pas njoftimit të Turqisë për arrestimin e motrës së tij Rasmiya Aëad, të përcaktuar nga autoritetet e Ankarasë “një minierë ari për inteligjencën”, në Milano ka nisur një garë solidariteti për lirimin e Alvin Berisha

Emri i tij është Alvin Berisha. Ai është dhjetë vjeç, dhe është plagosur në këmbë. Për një kohë të gjatë ai për shumë kohë ka qënë i braktisur në kampin sirian të Al-Hol, ku dhjetëra mijëra fëmijë kanë mbijetuar në kushte të vështira, të cilat kanë parë mizori të paimagjinueshme. Ata kanë qënë viktima të abuzimeve të të gjitha llojeve.

Sipas UNICEF, ka pothuajse 28 mijë fëmijë nga mbi 60 vende të botës të bllokuar në veri-lindje të Sirisë, nga të cilët rreth 20 mijë fëmijë janë irakenë. 80 përqind e 28 mijë fëmijëve janë nën moshën 12 vjeç dhe 50 përqind më pak se pesë vjeç.

Henrietta Fore, drejtore e përgjithshme e UNICEF thotë se ” është e nevojshme që qeveritë të marrin urgjentisht fëmijë nga vendet e tyre, të cilët janë të bllokuar në Siri para se të jetë tepër vonë”.

Ajo thotë se ata duhet në shtëpitë e tyre bashkë me prindërit dhe të marrin kujdes shëndetsorë.

Duke filluar nga sot, për dy ditë rresht, në fasadën e ‘Palazzo Pirelli’, në Rajonin e Lombardisë, do të shkruhet fjala ‘Free Alvin’. Propozimi, i parashtruar nga drejtuesi i Forza Italia, Gianluca Comazzi, gjeti konsensusin dhe miratimin unanimisht të Byrosë së Këshillit Rajonal të kryesuar nga Alessandro Fermi.

Ajo e Alvinit, lexon një shënim nga Pirellone, “është një histori dramatike”. Lindur dhe rritur në Barzago në provincën Lecco, në vitin 2014 (në moshën vetëm gjashtë vjeç) pa pëlqimin e babait të tij ai u dërgua në Siri nga nëna e tij që iu bashkua radhëve të ISIS. ‘Change.org’ shkruan se ‘Le ta sjellim Alvin në shtëpi “- fëmija jeton vetëm në një kamp të të ashtuquajturave “gratë e ISIS “. Asnjë fëmijë nuk e meriton këtë”.

Më 17 tetor, një gazetar i emisionit investigativ ‘Le Iene’ bashkë me babain e djalit të vogël, arriti ta gjente Alvin por për arsye burokratike ata nuk mundën ta nxirrnin atë nga kampi dhe ta merrnin me vete pas 10 vjeçari është me kombësi shqiptare.

Artikulli paraprakSOT NIS VETTINGU NË POLICINË E SHTETIT ME DREJTORIN E SEKTORIT TË ANKESAVE NË SHÇBA
Artikulli tjetërTURIZMI NË SHQIPËRI/ JA SA U RRITËN VIZITORËT NË KRAHASIM ME NJË VIT MË PARË