Tre autorë shqiptarë janë mes 100 librave që duhen lexuar nga Europa Lindore dhe Azia.

Calvert Journal ka kërkuar të bëjë një listë me emrat dhe titujt e domosdoshëm dhe mes emrave si Kundera e nobelisteve, Svetlana Alexsievich, janë edhe vepra si Pallati i Ëndrrave i Ismail Kadaresë, “Ditar i shkurtër kufijsh” i Gazmend Kapllanit dhe “Hapësirë negative” nga poetja Luljeta Lleshanaku.

Sipas Calvert Journal, përzgjedhja është bërë duke pyetur shkrimtare, poete dhe akademike që kanë ndihmuar të veçohen 100 libra nga Europa Qednrore e Lindore, Rusia dhe Azia Qendrore të botuar në gjuhën angleze.

Ka mes 100 titujve letërsi klasike, fiksion, kujtime, rrëfime historike: një frymëmarrje letrare nga vendet .

Postkomuniste shumë prej së cilës mbetet e pa përkthyer ndonëse është testament për shekujt mbi përvojat njerëzore në një rajon të shënjuar nga trazirat politike.