Shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali” në qytetin e Shkodrës është shkolla me numrin më të madh të nxënësve, krahasuar me të gjitha shkollat e qarkut. Këtë vit janë më shumë se një mijë nxënës të cilët ndjekin mësimin në këtë institucion. Drejtorja Erjeta Laçej thotë se edhe ky vit shkollor është shoqëruar me rënie të numrit të nxënësve, por ka qenë një numër i vogël i cili nuk bën diferencë në numrin e nxënësve në klasa.

Nga ana tjetër, me rikthimin e të gjithë nxënësve në shkolla drejtorja thotë se është rritur edhe volume i punës së mësuesve. Tashmë që procesi mësimor kryhet në standart normal është rritur edhe vigjilenca për respektimin e protokollit antiCOVID.

“Ismail Qemali” është një nag shkollat e cila për vite me radhë ka funksionuar me dy turne si shkak I numrit të lartë të nxënësve. Në kuadër të masave antiCOVID në këtë shkollë ka përfunduar vaksinimi i të gjithë stafit që i shërben fëmijëve

Artikulli paraprakDITA E KOMBEVE TË BASHKUARA, MINISTRIA E JASHTME: PAS 76 VITESH, JEMI MË TË PËRKUSHTUAR SE KURRË NË NJË SISTEM TË BAZUAR NË RREGULLA
Artikulli tjetërSHKODËR, RRITET NUMRI I FËMIJËVE TË PREKUR NGA COVID-19