Pas më shumë se 15 vitesh, në shkollën 9-vjeçare “Ismail Qemali” ka përfunduar ngrohja me gaz. Drejtorja Erjeta Laçej thotë se falë bashkëpunimit me bashkinë Shkodër është siguruar ngrohja e klasave me naftë përmes kaldajave. Kjo ka qenë një nga kërkesat më të shpeshta ta prindërve bën të ditur drejtorja e shkollës.

Lënda e parë për ngrohjen e klasave sigurohet nga bashkia Shkodër shton Laçej.
Në total, janë pesë shkolla në bashkinë Shkodër të cilat kanë të instaluar sistemin e ngrohjes me naftë.