Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) ka paralajmëruar qytetarët për një mesazh të dyshimtë që po qarkullon në telefonat celularë, duke theksuar se SMS-ja nuk është dërguar nga institucioni.

Në njoftimin e publikuar nga drejtori i përgjithshëm i ISSH-së, Astrit Hado, qytetarëve u bëhet thirrje të mos klikojnë në linkun e përfshirë në mesazh dhe të mos vendosin të dhëna personale. Mesazhi mashtrues u kërkon qytetarëve të verifikojnë informacionet e tyre dhe të plotësojnë disa procedura, duke pretenduar se në të kundërt mund të preken të drejtat e tyre të sigurimeve shoqërore.

“Ju lutemi, mos klikoni në linkun e përfshirë në këtë mesazh dhe mos jepni të dhëna personale”, thuhet në njoftimin e ISSH-së.

Instituti bën të ditur se ka njoftuar institucionet përkatëse për marrjen e masave dhe bllokimin e këtij komunikimi. ISSH u kërkon qytetarëve që ta shpërndajnë njoftimin, me qëllim informimin dhe mbrojtjen e personave të tjerë nga tentativa të mundshme mashtrimi online.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHQIPËRIA KALON BE-NË NË ÇMIMET E USHQIMEVE, POR MBETET SHUMË PAS NË FUQINË BLERËSE
Artikulli tjetërREKORD PUNËSIMESH NË PUSHTETIN LOKAL/ GATI 40 MIJË PUNONJËS NË BASHKI, 2-FISH MË TEPËR SE NË 2014