Nga Shqipëria në rrugët e Milanos, duke kaluar nëpër Holandë.

Policia e Shtetit italian ka ekzekutuar 14 urdhër-arreste për akuzat e “shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “trafikut ndërkombëtar të drogës”. Hetimet ndaj këtij grupi kriminal shqiptar kishin nisur që në janar të 2015, kur policia e Milanos kishte zbuluar lidhjet e tyre me trafikun e drogës dhe njerëzve. Mediat italiane bëjnë të ditur se shqiptarët merreshin me shfrytëzimin e femrave nga Rumania e Moldavia dhe paratë që fitoheshin nga ato, investoheshin në trafikun e kokainës nga Holanda për në Itali. Gjatë operacionit të koduar “Toka Jonë” në mars të vitit 2015 ishin vënë në pranga edhe 2 shqiptarë të cilët ishin kapur me një sasi prej 5 kilogramësh kokainë, që po e transportonin me makinë.

Artikulli paraprakSULMI NË UNIVERSITETIN E OHIOS, ISIS: ISHTE USHTARI YNË
Artikulli tjetërZJARRI NË KONVIKT, IU MERR JETËN 11 STUDENTEVE