Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Gjenovë ku 17 fëmijë dhe 7 të rritur janë helmuar nga monoksidi i karbonit pas përdorimit të një ngrohësi me defekt gjatë një feste fetare në Gjenova të Italisë. Fillimisht u ndjenë keq fëmijët më të vegjël, më vonë, edhe të rriturit filluan të shfaqin simptoma të helmimit.

Fëmijët u shtruan në Spitalin Gaslini në Genova, ku disa prej tyre iu nënshtruan terapisë me oksigjen. Spitali njoftoi se “gjendja e të gjithë pacientëve është e qëndrueshme, ata janë nën mbikëqyrje dhe monitorim të vazhdueshëm, dhe jeta e tyre nuk është në rrezik.” Ndërkaq, të rriturit u shtruan në Spitalin San Martino, ku morën terapi për të trajtuar helmimin nga monoksidi i karbonit.

Autoritetet lokale po hetojnë për shkakun e defektit të ngrohësit dhe për të konfirmuar nëse mund të ketë pasur shkelje të rregulloreve të sigurisë.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI SHQIPTAR MERR PJESË NË JAVËN E QËNDRUESHMËRISË NË ABU DHABI
Artikulli tjetërPARLAMENTI EVROPIAN U NDALON DIPLOMATËVE IRANIANË HYRJEN NË EVROPË