Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptare, e cila kryente grabitje me dhunë, duke vënë në pranga 4 persona mes tyre edhe shkodranë. Siç raportojnë mediat italiane, autorët kanë kryer grabitje në një vilë mes Piemontes dhe Lombardisë, por edhe një grabitje tjetër në Erbusco.

Operacioni i koduar “Sytë e akullt” vuri në pranga Agustin Pjetërgjokaj 24 vjeç, Kristjan Keci 28 vjeç, Çesk Thani 32 vjeç dhe Kristjan Mëhilli 25 vjeç.Sulmet ndaj shtëpive në krahinat e Alessandrisë, Bergamos, Milanos dhe Brescia ndodhën midis qershorit 2018 dhe këtij muaji.

Hetimet filluan pas një grabitje brutale më 29 nëntor kundër një sipërmarrësi nga Cella Monte. Katër të rinjtë, maskoheshin me kapuç ku dalloheshin vetëm sytë, prandaj edhe operacioni u kodua “Sytë e akullt”.Ata ishin të armatosur me pistoleta me leva prej hekuri.Duke kërcënuar pronarin dhe tre miqtë e tij, ata morën 10,000 euro, disa orë të çmuara dhe objekte të tjera të vlefshme.

Nga aty nisën hetimet rreth gjurmëve të lënda dhe vëzhgimit të kamerave të sigurisë në zonë, gjë që çoi në identifikimin e makinës të përdorur nga kriminelët.

Grupi është arrestuar një natë më parë dhe tashmë ndodhen në burg. Ata akuzohen për “grup kriminal me qëllim kryerjen e grabitjeve të armatosur në shtëpi”; “posedimin të paligjshëm të armëve”, “ posedim te mjeteve për vjedhjes”; “lëndime të rënda të personave të grabitur”. Ndërsa hetimet ndaj këtij grupi vijojnë dhe nuk përjashtohet mundësi se ata janë autorë të të tjera vjedhjeve të kryera në Italinë Veriore.

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR VIJON INVESTIMET NË INFRASTRUKTURË
Artikulli tjetërBARDHAJ, BANORËT: SA HERË BIE SHI JEMI PA DRITA