Rreth 300 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijanë që dyshohet se ka mbërritur nga shqipëria është kapur nga policia Italianë në qytetin e Leces mesditën e së enjtes. Sasia e lëndës narkotike mendohet se ishte destinuar për qytetin e Leces dhe zonat e tjera përrreth. Mediat lokale në itali bëjnë me dije se sasia e lëndës narkotike u gjet në një furgon tip Fiat, i cili ishte braktisur nga trafikantët, që dyshohet se kishin dijeni për aksionin e policisë italiane.

Po ashtu këto media shprehin bindjen së lënda narkotike ka ardhur nga shqipëria, vënd të cilin e cilësojnë si lider botëror të prodhimit të marijuanës. Në kuadër të këtij operacioni policia italiane ka zhvilluar kontrolle në 21 banesa në qytetin e Leces dhe zonat përreth. Lënda narkotike mund të ketë hyrë në shtetin Italian përmes rrugës detare, ndërsa vijon puna e policisë për identifikimin e trafikantëve.
ISIS NUK NDALET SHKATËRRON MANASTIRIN 1500 VJEÇAR. 
Xhihadistët e shtetit Islamik ISIS kanë shkatërruar një manastir katolik të ndërtuar rreth 1500 vjet më parë në qytetin Homs në afërsi të Sirisë. Militantët kanë filmuar aksionin duke e postuar atë në rrjetet sociale ku shihen fadromat duke punuar në rrënoja. Manastirir “Mar Elian” në Qaryatayn dhe është ndërtuar në shekullin e pestë pas Krishtit dhe tashmë duket se ka rënë në duart e militantëve dhe është shkatërruar plotësisht.Ndërkohë në këtë zonë, dhjetra të krishterëve janë rrëmbyer nga ISIS, të tjera varre janë hapur prej tyre duke nxjerrë kufomat dhe të tjerë janë rrëmbyer dhe janë transferuar në një nga fortesat e ISIS në rajonin veri-lindor të Sirisë .

Artikulli paraprakVLLAZNIA NË SHPRESË TË VENDIMEVE TË KRYETARES VOLTANA ADEMI
Artikulli tjetërI BUZËQESHUR LUKA I DORËZON DETYRËN VOLTANA ADEMIT