Policia italiane ka vënë në pranga një 42-vjeçar shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim për trafik droge dhe i dënuar nga Gjykata e Ankonës me 6 vite burg.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, i cili është banor i Foggias u identifikuaa si Tafil Lecini dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet një laborator për paketimin e drogës. Në banesën e tij, policia e San Giovanni Rotondo sekuestroi edhe disa mjete pune, të cilat shërbenin për paketimin e drogës, si enë metalike, makineri për të presuar dhe gjurmë të shumta të drogës.

Artikulli paraprakTIME: DONALD TRUMP PERSONI I VITIT PËR 2016
Artikulli tjetërPAKISTAN, RRËZOHET AVIONI ME 40 PERSONA NË BORD