Një shqiptar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë pas një aksidenti mbrëmjen e djeshme. Dy shqiptarët ishin duke ecur në rrugë në momentin që janë përplasur nga një makinë. Goditja ka qenë fatale për njërin prej tyre që ka humbur jetën në vend, ndërsa tjetri është dërguar në spital nga shoferi i makinës që i përplasi.

Identitetet e dy shqiptarëve nuk bëhen të ditura, ndërsa dihet vetëm që shqiptari që humbi jetën kishte pak ditë që kishte shkuar në Itali për të punuar.