MIJËRA QYTETARË JANË MBLEDHUR SË BASHKU KUNDËR REFORMAVE. Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugët e Romës duke protestuar kundër qeverisë së kryeminisrit Italian Mateo Renzi.

Të mbledhur në Piazza del Popolo , protestuesit kishin të shkruar në bluzat e tyre “Renzi shko në shtëpi.” Të mbështetur edhe nga lideri i partisë Liga e Veriut, Mateo Salvini, qytarët italianë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj kryeministrit. ” Me dy fjalë , Renzi ka bërë shumë premtime dhe nuk ka mbajtur asnjë prej tyre. Qeveria e tij është kundër të gjithëve, duke filluar që nga të varfërit dhe deri tek të pasurit, tha Pinucia Veri. “Ne mendojmë se kjo qeveri, qeveria Renzi po masakron pjesën më të mirë të vendit, atë që punon dhe që impenjohet”, thotë i zemëruar Cesare Palma, i cili kishte udhëtuar nga Milano për tiu bashkuar tubimit kundër qeverisë në Romë. “Gjëja e parë që vjen në mendje është të dalim nga Euro në mënyrë që të ndihmojmë bizneset, të shtypim para dhe të mbushim xhepat e italianëve.” thotë Gino Aime nga Parma. Për turmën e mbledhur në shesh u shfaq edhe një video e lideres së Frontit Kombëtar franzec Mari le Pen, e cila dha mbështetjen e saj për Salvinin. “Projekti i Bashkimit Evropian në Bruksel është transformuar në Bashkimin Sovjetik të Evropës”, tha Le Pen , duke e përshkruar Matteo Salvinin si mik të saj.Por në Romë pati edhe kundërprotesta, ku grupe të krahut të majtë u mblodhën afër stacionit kryesor hekurudhor. Ata marshuan nën parullën ‘Asnjehere më Salvini’, duke e quajtur lidhjen e veriut një grupim racist dhe fashist. “Jemi këtu për të demonstruar se italianët kanë vlera të caktuara, vlera anti-fashiste dhe anti-raciste, këto janë themelore per cdo vend, nuk mund ta lemë vetën të biem në këto ujëra”, thotë Laura Moretti. Besimi i kryeministrit italian Mateo Renzi ka rënë në nivel ët ulët që në vitin e tij të parë në detyrë, si pasojë e reformave shtrënguese dhe struktutore të ndërmarra në ekonominë italine. Pakënaqësia më e madhe e italianëve është mosmbajtja e premtimeve nga ana e tij. Kësaj radhe protesta u mbyll pa dhunë, pas konfrontimeve të ashpra të shënuara mes protestueve dhe forcave policore një ditë më parë.

Artikulli paraprakBASHKIA: VETËM AKU MUND T’I BLLOKOJË TREGTARËT E RUSIT
Artikulli tjetërVRASJA E POLITIKANIT RUS, ZBULOHET VIDEO