Sindikalistët e një fabrike të prodhimit të makinave pranë qytetit të NapoIit shpallin “funeralin politik” të ish kryeministrit. Sekretari i Partisë Demokratike Italiane pritet për një takim elektoral në këtë qytet.

Manifestime shokuese në qytetin Pomigliano d’Arco, pranë Napolit. Eksponentë të forcave politike si Cobas Fca dhe Collettivo 48OHM ftojnë Matteo Renzin të mos e braktisë iniciativën e tij në Pomigliano, dhe nga ana tjetër shpallin për ish ministrin një “pritje funebre”.

Pas pankartave me kokën e Sgarbit të përgjakur mbi trupat e dy dhive si dhe hedhjen e letrës higjenike kundër Xhenaro Miljore, kanë shtypur me qindra shpallje funerali që tregojnë vdekjen politike të Rencit

Dy shpallje mbajnë firmën e sindikalistëve të fabrikës së prodhimit të makinave Fca në provincën e Napolit: njëra shpallje ka lajmin e vdekjë dhe funeralit të Rencit më 4 Mars që do “mbahet në orën 22.00 në Parlamentin italian” dhe tjetra, akoma më makabre se e para, mban një foto të ish ministrit në arkivol,

fotomontazh i përdorur nga Kryetari i Bashkisë së Grosseto-s Antonfrancesco Vivarelli Colonna, rrethuar nga artikuj gazetash që lajmërojnë vetvrasje dhe vrasje të ndodhura gjatë këtyre viteve me titull “Nuk do zbukurojmë terrorin tuaj”

Artikulli paraprakSHQIPTARËT KAPEN ME 1 KG KOKAINË E MIJËRA EURO
Artikulli tjetërZBARDHET KRIMI NË VLORË, POLICIA: NUSJA VRAU E DOGJI BURRIN DHE VJEHRRËN