E gjithë bota e futbollit do t’i ketë sytë nga kjo sfidë e cila pritet të jetë spektakël i vërtetë. Italia vjen më e fortë se kurrë në këtë përballje pasi në stol ka një ekspert si Roberto Mançini i cili di si t’i motivojë lojtarët e tij. ‘’Axurrët’’ janë të pamposhtur në këtë Europian duke triumfuar në sfidat në grupe, më pas në fazën e 1/8-ve eliminuan Uellsin, ndërsa në çerekfinale dominuan Belgjikën e cila shikohej si ndër favoritet kryesore.

Nga ana tjetër, rrugëtimi i Spanjës ishte me mjaft luhatje ku pas dy barazimeve në dy sfidat e para në grup kundër Suedisë dhe Polonisë, iberikët shpërthyen me manita kundër Sllovakisë, për të eliminuar më pas në fazën e 1/8-ve Kroacinë sërish me manita pas 120 minutave lojë. Fati e ndeshi Spanjën me Zvicrën e Xhakës dhe Shaqirit në çerekfinale, ku ‘’furia e kuqe’’ u kualifikua vetëm pas gjuajtjes së 11-metërshave.

Mbrëmjen e sotme, të dyja skuadrat vijnë me moralin e fortë në një klasike të futbollit. Italia ka treguar që nuk di vetëm të mbrojë, por edhe të sulmojë e të shënojë gola duke e gjetur rrugën e rrjetës në këtë Europian gjithsej 11 herë në 5 takime. Mançini ka futur një frymë të re në skaudër, atë të grupit të bashkuar. Kjo u pa dhe me përvjeljen që skuadra i bëri Spinacolës pas dëmtimit, pasi ‘’axurrët’’ shohin njëri-tjetrin si element të rëndësishëm të pazëllit të tyre.

Statistikat favorizojnë Spanjën me 1 sfidë me shumë të fituar ku në 36 përballje midis dy kombëtareve, 11 fitore janë për Italinë, 12 për Spanjën ndërsa 13 janë ndarë në barazim. ‘’Axurrët’’ do të kërkojnë të hakmerren për finalen e Europianit të viti 2012 ku Spanja i poshtëroi me rezultatin 4-0.

Sa i përket foramcioneve, Luiz Enrike i ka habitur të gjithë duke zgjedhur në sulm Ojarzabal para Moratës. Nuk dihet nëse kjo është ndonjë strategji nga ana e teknikut spanjoll, por të gjithë kanë mbetur të habitur. Ndërsa në krahun tjetër, Mançini ka vendosur në krahun e majtë të mbrojtjes, Emerson, një zëvendësim i detyruar ky pas dëmtimit të rëndë të Spinacolës.

LIVE: ITALI-SPANJË 1-0

Kieza 60′