Infektimet nga COVID-19 në 24 orët e fundit kanë pësuar ulje të ndjeshme. Gjatë ditës së sotme janë regjistruar 10.680 qytetarë të infektuar me COVID-19, ndërsa një ditë shifrat shënonin 18.000 infektime.

Ndërkaq, ditën e sotme janë regjistruar 296 humbje jete nga 326 të 24 orëve më parë. Sipas mediave italiane, masat e kufizimit që janë marrë për Pashkët, por edhe masat e rrepta që qeveria ka marrë gjatë gjithë kësaj periudhe kanë ndikuar në uljen e shifrave.

Lombardia është rajoni i cili ka regjistruar më shumë raste infektimi, përkatësisht 6.626, e ndjekur nga Veneto me 1.679 dhe Kampania me 1.599. Nëntë rajone janë në nivel kritik, me të paktën 250 raste për 100.000 banorë, në të cilët do të vazhdohet të zabatohen masat anti-COVID, në veçanti Valle d’Aosta, Piemonte, Friuli, Puglia, Emilja Romanja, Lombardia dhe Toskana.

Që nga fillimi i pandemisë, në Itali janë regjistruar 111.326 viktima, ndërsa vijojnë rreth 500.000 raste aktive. Aktualisht, në spitale janë të shtruar 28.000 qytetarë, ku 3.737 prej tyre ndodhen në terapi intensive.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA, ME NUMRIN MË TË ULËT TË MJEKËVE PËR BANORË EDHE PËR 2019-ËN, DY HERË MË PAK SE MESATARJA EUROPIANE
Artikulli tjetërSHBA, ZËVENDËSOHET ASTRAZENECA ME J&J NË FABRIKËN E VAKSINAVE