Italia mbetet jashtë Kupës së Botës 2018, për herë të parë pas 60 vitesh, pasi është eliminuar nga Suedia, me rezultatin e përgjithshëm 1-0, në saj të fitores 1-0 në Stokholm dhe barazimit pa gola, mbrëmjen e së hënës në Milano.

Katër herë kampionët e Botës konsiderohen si mungesa më e madhe, në veprimtarinë që do të zhvillohet verën e ardhshme në Rusi. Në mbrëmjen e “San Siro”, skuadra e Gianpiero Ventura nuk arriti të shënojë kështu që verën e ardhshme axurrët do ta shohin kampionatin botëror nga televizioni, si nuk ndodhte që nga “Suedi 1958”. 180 minuta pa gola sjellin kapitullimin pa kushte të trajnerit Ventura!

Suedia rikthehet në botëror ku mungonte që nga viti 2006. Pritej shumë nga futbollistët të cilët aktivizohen në skuadrat më të mëdha në Europë por së bashku me Holandën Italia është skuadra ‘big’ që nuk do ta shohim në Rusi verën e ardhshme. Italianëve iu duhej vetëm një gol për ta dërguar takimin në shtesë por iniciativat e tyre kanë lënë për të dëshiruar.