Italia dhe Greqia ditën e sotme kanë nënshkruar marrëveshjen detare mes dy vendeve për përfitime ekonomike dhe shfrytëzim të burimeve detare.

Marrëveshja me Italinë, është e njëjta me atë që Greqia ka nënshkruar me Shqipërinë dhe u nënshkrua nga Luigi Di Maio dhe homologu i tij, Nikos Dendias.

Në fakt kjo është një zgjatim i marrëveshjes së 1977 dhe tashmë ato do kenë një zonë eksluzive ekonomike ku do shfrytëohet për burime energjetike dhe detare.