Italia ka zhvilluar një operacion gjigant policor për shkatërrimin e një organizate të fuqishme kriminale kineze dhe ka arritur të vërë në pranga dhe bosin e bosave të saj, një kinez 58-vjeçar, njohur si “Njeriu i Zi”.

Operacioni “Chinese Truck” u shtri edhe në Francë e Spanjë, pasi mafia kineze kishte një shtrirje të gjërë që nga droga, prostitucioni, kamatat, kompanitë e transportit dhe me fitimet e veta marramendëse po synonte të hynte në ekonominë e pastër. Media italiane njoftoi dje se Policia ka organizuar operacionin blic “China Truck”; 33 persona janë arrestuar pas urdhrave të lëshuar nga prokuroria e qarkut të Firences. Ata dyshohen si pjesë e grupit që vepronte në Itali dhe në vende të ndryshme evropiane. Masa janë marrë jo vetëm në Itali, por edhe në Francë e Spanjë. Në përgjithësi, ka rreth 50 të dyshuar tëpërfshirë në hetimet. Hetimi ka filluar që në vitin 2011 i koordinuar nga DDA e Fierencës dhe ka bërë që të hidhet dritë mbi të gjithë dinamikën e mafias kineze në Evropë, rolet dhe aleancat brenda organizatës. 130 policë u angazhuar në Itali për operacionin po ashtu kolegë të tyre në Francë dhe Spanjë.U sekuestruan paraprakisht 8 kompani, shumë automjete, dy ndërtesa dhe 61 llogari bankare me llogari rrjedhës dhe depozita me letra me vlerë në miliona euro.

“Organizata kontrollonte nga njera anë, klube nate, prostitucionin, drogë, kamatë dhe grabitje dhe nga ana tjetër, me dhunë po infiltrohej edhe në ekonominë e ligjshme”, tha Prokurori Kombëtar i Antimafias, Federico Cafiero De Raho në një konferencë shtypi në Firence duke shtuar se “kriminaliteti kinez njesoj si ai shqiptar dhe rumun, filloi të profilizohej, të merrte formë si organizim kriminal, në territorin italian”. Media italiane thekson se “në pranga ka përfunduar edhe “capo dei capi” i mafias kineze në Itali, Zhang Naizhong, 58 vjeçari i njohur si “Njeriu i Zi”.

Artikulli paraprakSHPËRNDANIN DROGË PRANË SHKOLLAVE , 4 TË RINJ NË PRANGA
Artikulli tjetërFSHIHTE 1 MILION EURO KOKAINË NË MAKINË, KORRIERI SHQIPTAR E PËSON PREJ GJOBAVE